Ambasada e SHBA-së në Shkup në mëngjes ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe organizatat tjera që tashmë kanë fituar dhe thuajse i kanë realizuar projektet në RMV, që të ndalin realizimin e projekteve dhe të mos paguajnë asgjë, konform urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, i cili “ngriu” ndihmat e huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit.
Në këtë kontekst është edhe njoftimi që vjen nga Këshilli Etik për Media në RMV, të cilët kanë anuluar takimin e 30 janarit me përfaqësues të Televizioneve, për procesin e avancimit të Kodeksit të Gazetarëve.
“Para pak çasteve morëm njoftmin nga SHGM-ja se donatori I këtij projekti, Organizata Ndërkombëtare – IREKS, kërkon ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për realizimin e projektit. Kjo vjen pas vendimit të autoriteteve të reja amerikane për “ngrirjen” dhe revizionin e thuajse gjithë ndihmës së SHBA-së nëpër botë, në kohëzgjatje prej 90 ditëve” – thuhet në njoftimin e KEMM-it.
Praktikisht kjo paraqet pasojën e parë të administratës së re të SHBA-së, kurse priten edhe më tepër ndërprerje të projekteve, pasi Presidenti Tramp do të nis të përballet me bilancin tregtar negativ me Evropën.
Në përgjithësi, ndihma e SHBA-së në RMV menaxhohej përmes projekteve të Ambasadës dhe përmes agjencisë USAID, kurse fokusohej në sundimin e së drejtës, sigurisë kibernetike, ambientit jetësor, zhvillimit demokratik, përmirësimit të konkurencës, luftës kundër korrupsionit dhe për pjesëmarrje më të madhe civile.
Vetëm për sistemin gjyqësor, SHBA-të kanë dhënë donacione thuajse prej 500 milion eurove.
Ndryshe, udhëzuesi që të premten u publikua nga Sekretari Amerikan I Shtetit, Mark Rubio, dërguar nëpër të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsulare, kërkon që të punësuarit të japin “urhdëra për stopimin e punës” për të gjithë “cmimet ekzistuese për ndihmë të huaj”.
Në Komunikatën e DASH-it për vendimin e Mark Rubios thuhet se sekretari shtetëror ka inicuar kontrollin e të gjitha programeve për ndihmë të huaj që të sigurohet se ata janë efikase dhe konzistente me politikën e jashtme të SHBA-së, në kuadër të agjendën “Amerika në vend të parë”.