Urdhërohen evakuime pranë Athinës, autoritetet greke po ‘luftojnë’ me zjarret

Një zjarr me përhapje të shpejtë shpërtheu në disa lagje afër kryeqytetit grek të Athinës të hënën, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Marketing

Rreth 685 zjarrfikës dhe 32 njësi ajrore janë vendosur për të shuar zjarrin që filloi të dielën pranë qytetit Varnavas, në veri të Athinës, thanë autoritetet lokale, raporton CNN.

Ekuipazhet e urgjencës kanë luftuar “një zjarr jashtëzakonisht të rrezikshëm” për më shumë se 20 orë, në “kushte dramatike” të përkeqësuar nga erërat e forta, thatësira e zgjatur dhe terreni i padepërtueshëm në pyje të dendur e të padjegur, sipas ministrit të krizës klimatike dhe mbrojtjes civile, Vassilis Kikilias.

Marketing