Nga zemra dhe shpirti, të gjithë besimtarëve myslimanë në vend e më gjërë, si edhe të gjithë vëllezërve e motrave tona nga diaspora jonë e çmuar, ua uroj ditëlindjen e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.
Ditëlindja e Pejgamberit, njeriut më të veçantë që ndonjëherë ka lindur në këtë botë, për ne të gjithë është një mundësi dhe rast i ri të përkujtojmë madhështinë e tij, besimin e paluhatur, dashurinë ndaj Islamit, ndaj njeriut, prindërve, familjarëve, miqve e fqinjëve, të përkujtojmë humanitetin e tij dhe gatishmërinë për t’ju ndihmuar të varfërve, bonjakëve e të
Mënyra e jetesës së Muhamedit a.s. është dhe do të mbetet model se si duhet jetuar, është shembull që duhet ndjekur në vazhdimësi kurse misioni i tij fisnik në përhapjen e urdhrave të Allahut dhe të Islamit janë dëshmia më madhështore e arsyes së ardhjes në këtë botë të njeriut që është vula e pejgamberisë.
Gëzuar, vëllezër e motra!
S/R