Urim nga Zaev për Ditën e arsimit në gjuhën turke

Festën e bashkësisë etnike turke në vend – Ditën e arsimit në gjuhën turke e ka uruar kryeministri Zoran Zaev, i cili në Fejsbuk ka shkruar se bashkëqytetarët tanë të shquar të komunitetit turk japin kontribut personal dhe të rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë sonë multikulturore dhe multietnike.

Marketing

“Respekti për tjetrin dhe mbështetja për secilin komunitet për të kultivuar dhe ruajtur gjuhën amtare ka rëndësi të madhe sepse bashkon njerëzit. Kjo është vlerë e madhe, kjo është vlerë evropiane. Në Maqedoninë e Veriut, si shoqëri e vetme dhe e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, pjesëtarët e komunitetit turk janë pjesë e rëndësishme dhe konstruktive e saj. Qytetarët e bashkësisë turke në vendin tonë janë në të njëjtën kohë janë hallkë e fortë e miqësisë tradicionale jashtëzakonisht të mirë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer në mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë”, njoftoi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.