Urimi i Bilal Kasamit për presidentin e ri të SHBA-ve

Nëse historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot hapi një faqe të re, shpresoj se historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane do të hapin një kapitull të ri të miqësisë së vjetër të vazhdueshme.

Marketing

Në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes BESA, me rastin e inaugurimit të Presidentit të 46 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan, ndërsa Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës-Presidentes Kamala Harris ju uroj shumë suksese.

Shpresoj që përkrahja amerikane për Maqedoninë e Veriut do të vazhdoj me një intenzitet edhe më të lartë.

Njëkohësisht uroj bashkëkombasit tonë që jetojnë në SHBA për Presidentin e ri, përkrahja shumicës të së cilëve përbën pjesë të rëndësishme në vullnetin të përgjithëm në SHBA në zgjedhjen e Presidentit Joe Biden! Urime dhe suksese President!🇺🇸

Marketing