Urimi i presidentit Pendarovski për Fitër Bajram

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar qytetarët e fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahun.

Marketing

“Të gjithë besimtarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Fitër Bajramit.

Sinqerisht, ju uroj që festat t’i kaloni me më të dashurit tuaj, me shëndet dhe humor të mirë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i agjërimit, dhurimit, faljes, muaji i forcimit të besimit, mirëkuptimit dhe respektit për të tjerët. Duke festuar së bashku këtë si dhe festat e tjera fetare, ne dërgojmë qartë mesazhin se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë shtyllat e shoqërisë maqedonase.

Vetëm të bashkuar mund të kapërcejmë krizat shëndetësore, ekonomike dhe energjetike si dhe të gjitha kërcënimet e mundshme të sigurisë. Pikërisht festat janë kujtim se të bashkuar, solidarë dhe me mendim të pastër e zemër të pastër, mund të ndërtojmë një shoqëri të begatë dhe një jetë më të mirë, më të qetë dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët.

Gëzuar Fitër Bajramin”.