Urime festën e Kurban Bajramit
Kam nderin e veçantë që në emër të studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve të Fesë Islame t’jua uroj festën e Kurban Bajramit.
Uroj që kjo festë të na motivojë në forcimin e besimit tonë, mendjeve dhe zemrave tona, për realizimin e qëllimeve të larta humane dhe devotshmërisë, për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim për botën e amshuar!
Po ashtu, uroj që kjo festë të kalojë në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtari. Kurban Bajrami le të na shërbejë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore!
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!
R E K T O R I
Prof. Dr. Vullnet Ameti