‘Urimi’ më i bukur për Karaxhiçin nga një mysliman i Bosnjës, pasi Haga e dënon me burgim të përjetshëm

Radovan Karaxhiç u dnua me burgim të pë.rjetshëm për krime lufte, Dhoma e Apelit në Hagë e vendosi këtë, pasi më herët ai ishte dë.nuar vetëm me 40 vite burgim. Vendimi i shkallës së dytë erdhi pasi në vitin 2016 Karaxhiç kishte marr dënim me 40 vjet burgim, i cili ishte apeluar.

Marketing

Sapo u shpall vendimi për burgim të përjetshëm, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, dhe më i bukuri vjen nga një boshnjak mysliman, i cili ka shkruar, “rrofsh 1000 vjet”.

Mediat serbe kanë shkruar për këtë koment, duke e marr si provokim.

Duhet theksuar se Karaxhiç për shumë vite ishte fshehur në Serbi, pavarësisht se kërkohej me ngulm nga drejtësia ndërkombëtare. Ai jetonte i maskuar në Beograd si një mjek popullor, me identitet të rrejshëm.