“Urreja dhe nënën”, autori që vrau Shinzo Abe i bleu pjesët e armës në internet

Të premten ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra në një atentat teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral. Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje autorin e dyshuar, Tetsuya Yamagami, 41 vjeç.

Marketing

Yamagami ishte një i vetmuar që nuk përgjigjej kur i flisnin, thanë fqinjët për Reuters. Ai besonte se Abe po promovonte një organizatë fetare ku ai mendonte se ishte i përfshirë nëna e tij, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet hetuese.

“Nëna ime ishte e përfshirë në një organizatë fetare dhe e urreja atë,” i tha i dyshuari policisë.

41-vjeçari e vrau ish-ktyeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë. Yamagami i bleu pjesët në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin, madje duke shkuar në ngjarjet e fushatës së Abe.

Ai kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK.