Ursula von der Leyen rizgjidhet Presidente e Komisionit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der leyen u zgjodh këtë të enjte në krye të këtij institucioni për një mandat të dytë 5-vjeçar. Në prag të votimit në parlamentin europian ajo prezantoi prioritetet e mandatit të ardhshëm mes të cilave renditi zgjerimin e bllokut.

Marketing

“Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh ndonjëherë të BE-së na mundësoi të reflektojmë mbi këtë proces, që u dëshmua si sukses për këto vende, dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një detyrim moral, politik dhe gjeo-strategjik që ta kompletojmë bllokun tonë, në përputhje me premtimet që kemi dhënë në bazë të traktateve”, tha Von der Leyen.

Von der leyen përsëriti se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së.

“Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mjetet për Ukrainën”, tha Presidentja.

Gjatë fjalimit të saj, Von der Leyen bëri thirrje që eurodeputët dhe partitë të shamngin qëndrimet ekstremiste.

“Nuk do të lejoj kurrë që polarizimi ekstrem i shoqërive tona të pranohet. Nuk do të pranoj kurrë që demagogët dhe ekstremistët të shkatërrojnë mënyrën tonë të jetesës evropiane”, tha Von der Leyen.

Një Bashkim Evropian më i fortë dhe më i zgjeruar, i jep kontinentit një peshë më të madhe në skenën globale, theksoi presidentja e Komisionit.

Marketing