Urtësia politike e Ali Ahmetit

Shkruan: Sulejman Mehazi

Marketing

Zotëri Ali Ahmeti është duke i lënë me gishta në gojë të gjithë ata që e kritikojnë, ofendojnê, nënçmojnë e shajnë partinë e tij të BDI-së, Njëri që e ka kritikuar, ofenduar e sharë me vite radhazi kam qenë dhe unë, fjalët më ofenduese ia kemi thënë Ali Ahmetit, për çudi, asnjëri prej funksionarëve, anëtarëve të Kryesisë Qendrore e Lokale jo që nuk më janë kërcënuar e revanshuar, por dorën në zemër, as nuk më shikonin shtrembër dhe silleshin shumë mirë e bëheshin sikur dhe unë jam anëtar i partisë së tyre të BDI-së. Shkurt e qartë, BDI-ja i fiton zgjedhjet për shkak urtësisë së kryetarit të tyre Ali Ahmetit.
Urtësia e Ali Ahmetit është bërë shembull për gjithë politikanët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë, ai është duke ju dhënë leksione politike Edi Ramës, Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës e sidomos komandantëve politikë të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Haradinajt, Limajt të cilët e kanë gërditur edhe luftën e shenjtë të Kosovës.
Vetëm kur do thuhet e vërteta e jo emocionet do ecim mbarë, e vërteta e tanipërtanishme shqiptare është se politikanët shqiptarë të RMV: Ali Ahmeti, Zijadin Sela, Arben Taravari, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Menduh Thaçi janë politikanë shumë më të regjur e më të mençur sesa politikanët narkotikë e të pamoralshëm të Shqipërisë e të politikanëve të korruptuar deri në palcë të Kosovës. Themi kështu për shkak se të gjitha partitë shqiptare të RMV, pozitë e opozitë bëjnë luftë politike me partitë maqedonase për t’ua marrë pushtetin, kurse partitë politike në Shqipëri e Kosovë luftojnë në mes veti për të qeverisur shtetin.

Komparacinet politike: RMV, Shqipëri e Kosovë

Në RMV:

BDI-ja e Ali Ahmetit gjatë njëzet viteve në pushtet ka bërë lëvizje të mëdha politike shtetërore

-Politikanët shqiptarë të RMV në krye me Ali Ahmetin më 2001 e bënë luftën dhe fituan Marrëveshjen e Ohrid;
Në marrëveshje me Greqinë e ndërruan emrin nga ajo nacionale, Republika e Maqedonisë, në gjeografike, Republika Veriore e Maqedonisë;
BDI-ja mori ministritë më të vlefshme:
– Kryetari parlamentit shqiptar;
– Ministër i finansave shqiptar;
– Ministër i Punëve të Jashtme shqiptar;
Me ndryshim e emrit nga R. e Maqedonisë në RMV, partitë shqiptare në krye me Ali Ahmetin e ndërruan edhe kushtetutën në të mirë të shqiptarëve;
– RMV-ja u bë anëtare e NATO-s;
– Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare Ali Ahmeti i sulmoi politikisht maqedonasit me Kryeministër shqiptar që me marreveshje koalicionuese qeverisëse me LSDM-në e Zaevit BDI-ja gjate dhjetë muajve të fundit të mandatin kryeministër i RMV-së do jetë shqiptar.
– Me anë të propozimit francez në lidhje me Greqinë, RMV-ja jo qëmori vizën e anëtarësimit nē BE, por është e obliguar të ndërrojë kushtetutën në të mirë të bullgarëve dhe shqiptarëve;
– Së fundi herë BDI-ja mori edhe gjënë më të çmuar të drejtësisë shtetërore, kokën Prokurorin
së.

Nē Shqipëri:

– Politikanët e Shqipërisë me psikozë narkotike që nga rënia e sistemit stalinist të Enver Hoxhes, që nga 1990, jo që s’kanë bërë gjë, po ia dhanë një pjesë të detit Greqisë, që sa kohë për shkak zhvatjes së shtetit, mbjelljes së bimëve narkotike e ligjeve të prapshta korruptive nuk mund të bëhen që tredhjetë vjet anetar të BE-së. Edi Rama la më njanë Kosovën dhe Evropën perparimtare e u lidh me Serbinë me anë të mini-shengenit, e Ballkanit të hapur, pastaj udhëheqës i kishës orthodokse në Shqipëri është nacionalisti grek që s’duam t’ia përmendim emrin, etj.

Në Kosovë:

– Komandantët politikë të Kosovës e bënë luftën, me anë të NATO-s e fituan dhe bënë shtetin e pavarur të Kosovës, mirëpo të pasionuar për pushtet u korruptuan rëndë, qëllimi i tyre parësor ishte pasuria sesa Republika e Kosovës, sa që me duart e veta ia dhanë Malit të Zi Çakorrin, janë duke ia fal Serbisë Ujmanin, Mitrovicën e qytetet tjera me anë të asociacioneve serbe në Kosovë, e që ironia të jetë më e madhe, një liberalizim të thjeshtë të vizave ende nuk e kanë bërë, krijuan Gjykatë Speciale jo për krimet serbe në Kosovë, po për t’u akuzuar e burgosur vetë.

Ju politikanë të nderuar të Shqipërisë e Kosovës merrni shkollën e urtë politike të politikanëve shqiptarë të RMV-se, Arbër Xhaferit dhe Ali Ahmetit.

Marketing