Ka mjaftuar fitorja 1-0 e Uruguait kundër Arabisë Saudite që ata të kalojnë në rrethin tjetër të Botërorit.
Pas Rusisë në Grupin A është Uruguai që do të jetë edhe për një rreth në Botërorin Rusia 2018, ku në ndeshjen e fundit do të “luftojë” me Rusinë për ta fituar Grupin A.
Pjesa e dytë nuk ishte shumë e bukur për sy, me Uruguain që nuk kishte shumë nga loja e tij dhe Arabinë që dukej me në formë për lojë.
Megjithatë, një ndërprerje e shfrytëzoi shumë mirë sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez për të kaluar në epërsi Uruguain më rezultat 1-0.
Gjatë pjesës së parë Arabia u tregua disa herë e rrezikshme dhe do të kishte mundur të shënonte dhe ta barazonte rezultatin.
Në pjesën e dytë, ishte vetëm një skuadër në fushë, Uruguai të cilët vazhdimisht e kërkuan golin e fitores por pa sukses.
Megjithatë, kjo fitore e çon Uruguain në 6 pikë, aq sa ka pikë Rusia, por që golavarazhi i Uruguait me të Rusisë është në dobi të mikpritësve të Botërorit.
Kujtojmë se ndeshjen e fundit këto dy skuadra e zhvillojnë me njëra tjetrën. Vendi i parë i Grupi B do të ndeshet me vendin e dytë të Grupit A, kurse vendi i parë i Grupit A me vendin e dytë të Grupit B.
Tanimë zyrtarisht edhe Arabia Saudite dhe Egjipti janë të eliminuara dhe do ta zhvillojnë ndeshjen e tretë të Grupit A vetëm për prestigj.