USAID-i akordon grand prej 23 milionë dollarë për Maqedoninë

Ministria e Financave ka nënshkruar Marrëveshje me USAID-in për ‘grand’ me vlerë prej 23 milionë dollarëve për zhvillim. Marrëveshja është e një rëndësie të madhe për shkak se të hollat do të përdoren për aktivitete që do të mundësojnë zhvillimin e sektorit privat, përfshirje dhe informim më të madh të qytetarëve dhe qeverisje më të mirë.

Marketing

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është që Maqedonia të shndërrohet në një shoqëri demokratike dhe e pavarur. Përfaqësuesja e USAID, Greçen Birkëll, theksoi se vendi do të marrë ndihmë edhe më tej nga USAID-i me qëllim përmirësimin dhe integrimin e sa më shpejtë të vendit. Ndërkohë, Ministri i financave, Dragan Tevdovski, falënderoi për ndihmën e ofruar deri më tani dhe u zotua se do të punojnë për një qeverisje më të mirë. Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily dhe përfaqësues të tjerë të USAID-it.

Marketing