Useini, mjeku që i bën të lumtur familjet në Maqedoni

“Transfuzilogjia është jetë dhe shkencë”. Kështu e nis komunikimin dr. Sadulla Useini, mjeku specialist transfuziolog dhe subspecialist hematolog shqiptar që punon në Spitalin Shtetëror në Shkup, drejtor aktual në Klinikën e Transfuziologjisë, shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli ne SHKUP.

Marketing

Pas një përvoje 20-vjeçare, ai ka bindjen se që një pacient që ta fitoj betejën me sëmundjen, bashkë me shkencën duhet të shfrytëzojë edhe artin, me të vetmin qëllim që të fitohet besimi i pacientit.

43 vjeç, me gjysmën e jetës e ka kaluar në auditoret e disa prej qendrave më të mëdha evropiane dhe spitalin më të njohur në Maqedoni, dr.Sadullai nuk i ka ndërprerë asnjëherë studimet mjekësore, jo vetëm në fushën e transfuziogjisë, por edhe në ato të hematologjisë.

Gjatë specializimit në transfuziologji, ai ka qenë i angazhuar një sërë proektesh shkencore.

Pasionin për shkencat mjekësore dr. Sadullai, e fitoi nga babai i tij, IBRAIM mësues mjaft i njohur në vendbanimin Krushopek të komunës së Sarajit-Shkup, shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli ne SHKUP.

Nxënës i shkëlqyer në të gjitha ciklet shkollore, ai nuk u mendua aspak, kur në vitin 1994 zgjodhi degën e Mjekësisë në Universitetin e Shkupit. Mund të zgjidhte degën që dëshironte, mirëpo Sadullai e preferoi Mjekësinë, duke respektuar edhe dëshirën e hershme të gjyshes së tij,
Rezultatet e shkëlqyera të vitit të parë mundësuan vijimin e studimeve në Universitetin e Shkupit, dhe menjëherë pas diplomimit të punësohet në Klinikën për Transfuziologji në Shkup.

Etjen profesionale e “shuan” në Klinikën e Transfuziologjisë.
Mjeku e quan vetën me fat, kur u punësua para shumë vitesh në Klinikën për Transfuziologji në Shkup. Aty punoi dhe të vazhdoj të studiojë për specializimet e mëtutjeshme.
Mbaron specializimin në fushën e transfuziolgjisë dhe përfshihet në listën e mjekëve më të mire në fushën e Transfuziologjisë.

Stacioni i radhës bëhet subspecializimi , ku falë rezultateve të larta, dr,Sadullai pranohet të ndjekë studimet për subspecializim në hematologji.

Shpallet mjeku më i mirë rezident i vitit, duke fituar të drejtën të thellojë njohuritë e tij për hematologji, që të merr titullin subspecialist hematoloh.

Sadulla Useini edhe pse jeton në Shkup, nuk i ka humbur asnjëherë lidhjet me vendlindjen. Ai vjen shpesh në vendbanimin Krushopek me familjen e tij të vogël. Takon shokë e miq.

Me bashkëshorten e tij dhe fëmijët vizitojnë bukurit natyrore të Matkës, parkut rekreativ Saraj dhe Liqenit Treska.
Mjeku i suksesshëm shqiptar vazhdon të jetë drejtori në Klinikën e Transfuzilogjisë në Spitalin Shtetëror në Shkup, i respektuar nga të punësuarit dhe nga esnafi i mjekëve në Maqedoni, duke përfshirë këtu edhe profesorët me titujt akademikë në fushën e mjekësisë.

Dr. Sadullai me buzëqeshje, angazhohet të ndihmon në maksimum të gjithë pacientët që vijnë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Pacientët shqiptar janë tepër të kënaqur me shërbimet dhe ndihmesën që ju ka bërë drejtori , Sadulla Useini.