Ushqimet që shiten në ambiente të hapura në temperatura të larta shpesh-herë bëhen shkak për helmimin e qytetarëve. Të anketuar nga ALSAT, thonë se nuk parapëlqejnë të blejnë prodhime ushqimore që nuk janë të ruajtura në mënyrën adekuate, por ka dhe atë atillë që nuk janë të informuar për rreziqet e mos-ruajtjes së ushqimeve sipas standardeve të nevojshme.
“Nuk blej jo. Më së shumti është afati i skaduar. Fëmijët kanë marrë ndezje në bark.”
“Më së miri është të blihet në ambiente të mbyllura sesa të hapura. Në Bit Pazar mund të blesh molla, dardha, speca nuk është problem ,por gjërat tjera ushqimore, mishrat ato janë katastrofë nëse blihen jashtë diku. Mishi, djathi nuk ka nevojë të blihen jashtë.”
“Mendoj pastërtia nuk është në nivel, nuk kanë siguri dhe shëndetit është shumë i shtrenjtë. Po mos të themi jo, ka ndodhë njëherë në treg kur kemi ble.”
“Normale është ajo mund të jenë edhe me afat të skaduar, janë të rrezikshme.Ushqimet që shiten jashtë nuk janë të sigurta.”
Mjekët paralajmërojnë se gjatë verës, helmimet nga ushqimet të cilat nuk ruhen në mënyrë përkatëse janë të theksuara. Ata apelojnë që qytetarët të kenë kujdes nga ku blejnë dhe si i ruajnë ushqimet.
Temperaturat e larta, lagështia e ajrit krijojnë mundësinë për shpërndarje të shpejtë të baktereve dhe lirimin e toksinave të tyre.10:05 Kur blihet ushqimi është e nevojshme të kihet kujdes në sigurinë e konsumimit të atij ushqimi. Më së shumti të kemi kujdes tek ushqimet që prishen më shpejtë. Prodhime që vijnë nga kafshët siç janë qumështi, bulmeti, mishi, vezët etj.
Gjithashtu ushqim që prishen mund të jenë edhe pemët dhe perimet, gjithashtu edhe shalqiri që shitet në treg. Është e nevojshme kujdes i madh për shembull, të shikohet afati skadimit, të dihet se nga vjen prodhimi në çfarë kushte është prodhuar dhe si është bartur deri tek vendi i shitjes dhe poashtu t’i kushtohet rëndësi konsumimit të ushqimit. Një ushqim i ngrirë nuk guxon të ngrihet përsëri, po ashtu ushqimi nuk guxon të ringrohet përsëri”- deklaroi Elena Kareva Pilovska, mjeke.
Simptomat nga helmimi më të shpeshta janë vjellje, diarre, ngërçe në stomak, kokëdhembje dhe lodhje si dhe dehidrimi. Mjekja Pilovska thotë se rrallë herë mund të ketë edhe komplikime serioze deri në dëmtimin e sistemit nervor dhe veshkave.