Ushqimet që duhet ngrënë në mëngjes për të humbur peshë

Mënyra më e mirë për t’u dobësuar është të hani mëngjes të shëndetshëm çdo ditë. Ndiqni këto 3 rregulla çdo mëngjes dhe do të arrini rezultate të kënaqshme brenda pak kohësh.
Hani sapo të zgjoheni

Marketing

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat.

Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.

Merrni sa më shumë proteina
Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni. Një studim ka zbuluar se gratë që hanë vezë për mëngjes humbasin dyfishin e peshës së atyre që e nisin ditën me gjevrek.

Ushqimet e pasura në proteina ju mbajnë gjithashtu të ngopur dhe me energji gjatë gjithë ditës, duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet tjera.

Një banane për mëngjes
Duke ngrënë për mëngjes një vakt të lartë në niseshte rezistente, ju ndihmon të qëndroni të ngopur dhe të digjni më shumë kalori, duke qenë se nxit trupin të përdor yndyrën për energji.

Niseshteja gjendet tek ushqime si banania apo bollguri, prandaj i konsumoni ato bashkë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Marketing