Ushqimi i Shabanit nga Maqedonia e Veriut i papërballueshëm për gjermanët

Në restorantin Saban`s, pronari Shaban Emini shërben specialitete greke dhe italiane. Një venë e mirë e përfundon vizitën.

Marketing

Italisht, greqisht ose spanjollisht: Nëse dëshironi të keni një mbrëmje të këndshme me ushqim të mirë dhe një ndjenjë të pushimit relaksues, vizitoni një nga restorantet me meny mesdhetare. Këtu është shumë me rëndësi të përjetohet mikritja e famshme e europianëve jugorë, sidomos e shqiptarëve.

Ai i cili, si restorant ofron gjithçka, shpesh ka fituar. Shaban Emini tani është në rrugë të mirë për të krijuar famë në mesin e gastronomisë në Düsseldorf. Shqiptari 48-vjeçar, kohëve të fundit e hapi restorantin e tij Saban`s në rrugën “Fischerstrasse”. Në menynë e tij përfshihen shumë specialitete greke dhe italiane, ndërsa restoranti ka një mikpritës sharmant.

“Ejani, mirë se keni ardhur”, i pëlqen të thotë kur mysafirët hyjnë në restorant. Të gjithë ndjejnë të njëjtën mënyrë të mirëseardhjes, shkruan “RP Online”, përcjell Shtegu.com. Në tavolinë nuk është e nevojshme të pritet shumë derisa të shërbehet ushqimi i parë, madje edhe para porosisë së parë. Në vizitën testuese të gazetarëve, ata kanë mundur të shijojne bukën italiane Focaccia me erëza dhe vaj, shumë të shijshme. “Dhe të përgatitura në shtëpi”, thotë Shabani me krenari dhe shpejt e sjell porosinë e parë.

Për të shijuar shumëllojshmërinë e paragjellës, ata kanë porositur një pjatë të madhe me të gjitha llojet e gjërave të vogla (16 euro). Kungull i njomë, speca, kërpudha – ndonjëherë të skuqur, ndonjëherë si turshi, ndonjëherë të papërpunuara, ka po aq panxhar, domate të zeza dhe fasule të gjerë me tzatziki: Të gjitha janë shumë të shijshme dhe pa bujë të panevojshme. Prej nga kanë ardhur ata dhe si e kanë mësuar restorantin e Shabanit, interesohet pronari me një disponim të mirë.

Në bisedë e sipër, ai ka rrëfyer se nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka ardhur nga Maqedonia Veriore dhe pastaj ka punuar në disa restorante në Düsseldorf, përcjell Shtegu.com. Pas një përpjekje të parë të dështuar, ëndrrën për lokalin e tij, ai e ka përmbushur me restorantin Saban`s. Për disa javë ai kishte rinovuar gjerësisht. Në përgjithësi, restoranti ka një pamje të bukur bashkëkohore e të kënaqshme. Ndër të tjera ka erëza garganelli arrabiata me domate cherry (7.50 euro) dhe një pilaf me lëng pule shafran me scampi, perime dhe erëza (14.50 euro).

Adhuruesit e mishit mund të zgjedhin në mes biftekit të mbushur me djathë (13.50 euro), “saltimbocca im bacon-mantel” i pjekur në zgarrë (16.50 euro) ose një pjatë të mishit (18.50 euro), me lope, qengji dhe viçi. Në një restorant të Mesdheut nuk guxon të mungojë një kategori me peshk. Tek restoranti Saban`s ndër të tjera përgatitet edhe “Lachs in Estragon” (17.50 euro), zander në mjaltë me salcë mustardë (17.50 euro) ose “Loup de Mer” në salcë limoni me perime (20.50 euro).

Ata i zgjedhin katër kotletet e qengjit, të cilat janë të pjekura në zgarrë dhe janë me erë të këndshme me rozmarinë (17.50 euro). Gazetarët gjithashtu e provojmë “garganelli Venezia art” me perime të freskëta dhe një pjesë hudhre në salcë domatesh (9,50 Euro). Për fat të keq, së bashku me garganelli arrabiata, është e vetmja pjatë vegjetariane, por që është shumë e shijshme dhe aromatike.

Ai i pyet ata nëse do të donin edhe ëmbëlsira “panna cotta” apo “tiramisu” (4.50 euro). Por, ata e prolongojnë këtë kërkesë për ndonjë vizitë tjetër, pasi më me dëshirë do të profonin ofertën e madhe të verërave me varietete nga Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Greqia. E veçanërisht atyre u ka pëlqyer Lugana Feliciana. Ajo ka shije të lulëzuar dhe me shije frute, me aromën e saj të mandarinës dhe kumkvatës, e cila atyre ua kujton pushimin e kaluar në Mesdhe.

Marketing