Ushtarët në Mariupol nuk ju përgjigjën thirrjes për dorëzim, paralajmëron Rusia: Do të eleminohen të gjithë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pas përfundimit të afatit të dhënë ushtarëve ukrainas në Mariupol për dorëzim kanë paralajmëruar eliminimin e tyre.

Marketing

Mediat e huaja raportojnë se autoritetet ruse kanë paralajmëruar vrasjen e ushtarëve që vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë rezistencë në qytetin e rrethuar në jugperëndim të Ukrainës, Mariupol.

Ministria në deklaratën e saj ka thënë se ushtarëve ukrainas të rrethuar në një fabrikë gjigante çeliku në qytet u është kërkuar të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe të dorëzohen për të shpëtuar jetën e tyre.

Ndër të tjera ministria pohoi gjithashtu se sipas ushtarëve ukrainas që ishin dorëzuar më parë “ka deri në 400 mercenarë të huaj që iu bashkuan forcave ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut, duke përfshirë, tha, evropianë dhe kanadezë.

“Në rast të rezistencës së mëtejshme, të gjithë ata do të eliminohen,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes pretendoi se dhjetëra objekte ushtarake në Ukrainën lindore ishin shkatërruar në sulmet e fundit ruse. Këto përfshijnë depo karburanti dhe municionesh, tha ministria, rreth Severodonetsk, Kremmina dhe qytete të tjera në rajonet Luhansk dhe Donetsk.