Ushtarëve profesionistë mbi moshën 45 vjeç u është dhënë një mundësi e re për të vazhduar karrierën e tyre si zjarrfikës në njësitë e zjarrfikësve në të gjithë vendin, informoi Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliç. Ky është një opsion tjetër për ta pas ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Shërbimin, i cili do t’u lejojë ushtarëve profesionistë pasi të kenë përfunduar shërbimin e tyre në Ushtri në moshën 45 vjeç, të zgjedhin nëse do të vazhdojnë karrierën e tyre në shërbimin civil ose do të paguhen nga 1.000 euro për çdo vit të kaluar në Ushtri, pra një shumë prej 20,000 deri në 25,000 euro.
“Ne po hapim një mundësi të re për kolegët tanë aktualë me një transferim në aktivitetin e zjarrfikësve në Republikë. Gjashtëmbëdhjetë ish ushtarë profesionistë vazhdojnë karrierën e tyre në njësitë territoriale të zjarrfikësve në pozicionet e zjarrfikësve-shpëtimtarëve, edhe atë 8 persona e plotësojnë njësitin për shuarjen e zjarrit në Shkup, 5 persona bëhen zjarrfikës në Kërçovë dhe tre në komunën e Vallandovës . Me këtë opsion forcojmë përbërjen e njësive territoriale të shuarjes së zjarrit në vend me kuadër të përgatitur profesionalisht.”, tha tha Dragan Nikoliq, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.