Ushtarët rus qëllojnë gazetarin zviceran

Sky News raporton se gazetari zviceran Guillaume Briquet është qëlluar pas një sulmi nga ushtarët rusë. Mësohet se gazetari ndodhet aktualisht në spital.

Marketing

Trupat ruse qëlluan mbi makinën e tij, e cila ishte e shënuar si një makinë shtypi, dhe më pas i konfiskuan pasaportën, paratë dhe laptopin, sipas gazetës së lajmeve me bazë në Ukrainë, Hromadske.

Ai është gazetari i fundit që u vu në shënjestër nga forcat ruse, pasi një ekip i Sky News u qëllua në afërsi të Kievit javën e kaluar.

Ekipi duhej t’i shpëtonte makinës së tyre ndërsa ishte nën zjarr, duke ikur në një magazinë aty pranë, shkruan Sky News.