Ushtari i UÇK-së që injoroi dy herë Specialen: Thirrja nga Gjykata nuk është krenari(video)

Sejdi Berisha, nga fshati Kijevë e Komunës së Malishevës, është ish-ushtar i UÇK-së që u thirr dy herë nga Gjykata Speciale si dëshmitar i rrjedhës së luftës së fundit në Kosovë.Ndonëse i ftuar të jep përgjigje për atë çka i kërkoi Specialja, Berisha ka refuzuar të thotë një fjalë të vetme për gjithçka ka parë e për këtë ai pretendon se ka një arsye.

Marketing

Ish-ushtari i UÇK i tha lajmi.net se nuk ka dhënë intervistë në Speciale pasi iu është refuzuar të ketë avokat. Avokatin thotë Berisha se e kërkoi në cilësinë e këshilluesit.

Ushtari i UÇK-së që injoroi dy herë Specialen: Thirrja nga kjo Gjykatë nuk është krenari

Ushtari i UÇK-së që injoroi dy herë Specialen: Thirrja nga kjo Gjykatë nuk është krenari Pse po refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Speciale ky ushtar i UÇK-së? Çfarë presioni po u bëjnë prokurorët e kësaj Gjykate dhe sa gjatë u intervistua? Këto dhe detaje të tjera i gjeni në storien e përgatitur nga:Gazetare: Flutura ToplanaKameraman: Ideal MuhaxhiriMontazher: Arbër Dinarama

Publiée par lajmi.net sur Samedi 4 janvier 2020

Berisha nuk e quan krenari thirrjen që i bëri specialja, por thotë se kur e injoron atë ndihet i fuqishëm.

E kur erdhi koha të rrëfen kujtime nga periudha e luftës, në fytyrën e ish-ushtarit të UÇK-së shihet nostalgjia po as sa dhimbja.