Me uniforma dhe pajisje ushtarake të Moskës, këta ushtarë të Koresë së veriut po trajnohen në një zonë në lindjen e largët të Rusisë, për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë.
Pamjet e siguruara nga CNN konfirmojnë raportimet e shërbimeve sekrete në Korenë e Jugut, se 1500 ushtarë ishin dërguar për për t’u përgatitur për fushëbetejë.
Trupat koreanoveriore besohet se po trajnohen para se të dërgohem në luftë, në atë që duket një sinjal i qartë i marrëdhënieve gjithmonë e më të ngushta të Moskës dhe Penianit.
Në video, shihet një radhë e gjatë e ushtarëve që presin të marrin uniformat. Ata dëgjohen teksa flasin gjuhën koreane. Gjithashtu një tjetër video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon trupat që mbërrijnë në kampin e trajnimit të Sergeevka, pranë kufirit me Kinën.
Në video, një folës rus, dëgjohet teksa thotë “nuk mund t’i filmojmë. Ka miliona përforcime të reja. Ky është vetëm fillimi”.
Provat e reja, duket se konfirmojnë shqetësimin se Peniani është gati të ndërmarrë një rol më direkt në luftën në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka paralajmëruar vazhdimisht mbi aleancën gjithmonë e më të ngushtë të dy vendeve, duke thënë gjatë një samitit të NATO-s këtë javë se mijëra koreanë janë rrugës për në Rusi.