Ushtria libaneze thotë se tre ushtarë janë vrarë pas një sulmi izraelit

Ushtria libaneze thotë se tre nga ushtarët e saj janë vrarë nga një sulm izraelit në një automjet në jug të Libanit.

Marketing

Kjo ushtri tha se një sulm ajror goditi një automjet ushtarak në rrugën Ain Ebel-Hanin, e cila shtrihet vetëm disa kilometra nga kufiri libanez-izraelit, shkruan Sky News.

Ndërkaq, për këto deklarime të ushtrisë libaneze, nuk ka pasur ndonjë koment ende nga ana e Izraelit.

Marketing