Forcat ruse po bëjnë presion të madh për të marrë më shumë qytete dhe fshatra në Ukrainën lindore dhe juglindore, teksa Moska përpiqet të rrisë avantazhin e saj aktual në armë dhe trupa, thanë sot zyrtarët në Kiev.
Pavarësisht vrullit të sulmeve të Rusisë në terren, Ukraina tha se kishte rrëzuar 13 avionë luftarakë rusë këtë muaj, duke përfshirë tre të enjten.
Ushtria ruse po përpiqet të pushtojë qytetet dhe fshatrat Tonenke, Orlivka, Semenivka, Berdychi dhe Krasnohorivka në rajonin lindor të Donetskut, sipas shefit të ushtrisë së Ukrainës, gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi.
Këto janë vende ku zyrtarët ushtarë ukrainas kishin thënë se do të formonin një linjë të re mbrojtjeje pasi trupat ukrainase të tërhiqeshin nga Avdiivka më 17 shkurt.
Në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, forcat ruse po përqendrohen në rimarrjen e Verbove dhe Robotyne, qytete që Ukraina i fitoi në kundërofensivën e verës së kaluar në vitin 2023, tha gjeneral Syrskyi.
Gjeneral Kolonel Syrskyi, i cili u emërua nga Volodymyr Zelenskyy për të udhëhequr ushtrinë e vendit më 8 shkurt, akuzoi disa nga komandantët e tij për “llogaritje të gabuar” në vlerësimin e armikut dhe marrjen e kundërmasave, shkruan Skynews.