Raportet Kosovë-Serbi janë në një shkallë të lartë të tensionimit.
Pika kulminante e tensioneve erdhi pas sulmit terrorist serb në Manastirin e Banjskës dhe vrasjes së rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Më pas policia e Kosovës arriti të neutralizojë terroristët, disa duke i vrarë e disa duke i plagosur e arrestuar.
Kësisoj, Serbia vazhdoi provokimet duke vendosur ushtrinë e saj përgjatë kufirit me Kosovën.
Më 29 shtator, Amerika i bëri thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj nga kufiri me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si “një zhvillim shumë destabilizues”.
BE-ja ia dërgoi të njëjtën thirrje Serbisë një ditë më vonë, përmes shefit të diplomacisë, Josep Borrell.
Për këtë çështje një prononcim për gazetën ‘Bota sot’ foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.
Së pari, u shpreh se gjasat që Serbia ta sulmoj ushtarakisht Kosovën janë shumë të vogla, pavarësisht se taktikat e saj janë të ngjashme me ato të Rusisë para luftës në Ukrainë.
Ai tha se nëse sulmon ushtarakisht vendin tonë do të përballet me NATO-n.
Sa për kërcënime me sulm të hapur agresiv të Serbisë.!
Këto ditë është ngritur si çështje shqetësuese mundësis e sulmit agresiv, të hapur të Serbisë ndaj territorit të Kosovës.
Taktikat e Serbisë sa do që ngjasojnë me ato të Rusisë para agresionit ndaj Ukrainës, megjithatë, një sulm real nga Serbia ndaj nesh, është minimalisht i mundur. Krejt kjo pasi që në një rast të tillë do të vihej në sprovë forca më e madhe në botë, NATO, ku kjo e fundit padyshim që nuk do dorëzohej para një agresioni të vogël, të cilës ia ka treguar rrugën në vitin 99.”, deklaroi ai.
Krahas kësaj, Halimi potencoi se lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, nuk janë kërcënime serioze.
Prandaj, siç e kam theksuar shumë herë, lëvizjet e ushtrisë serbe më tepër janë ‘kërcënime në letër’, se rrezik real. Këto në marrëdhënie ndërkombëtare konsiderohen si diplomaci imponuese. Duke qenë kështu, pra Serbia më tepër është e orientuar realisht në organizim, sponzorim dhe orientim të akteve të dhunës, sikurse aktet e fundit terroriste që u faktuan”.
Ndër të tjera, ai tha se shteti serb do sulmonte Kosovën vetëm nëse Rusai fiton ndaj Ukrainë, gjë që nuk është duke ndodhur.
“Madje nuk do të ishte ndryshe, edhe po të mbetet NATO me dy, tri shtete anëtare.
Por, ndryshe do të ishte vetëm nëse Rusia tregon sukses në agresionin e saj ndaj Ukrainës, gjë që Serbia do të merrte zemër, por në kushtet aktuale, Rusia ka të dobësuar zemrën për vete.!