Ushtria serbe vazhdon të armatoset, blen flutarake pa pilotë

Ushtria e Serbisë vazhdon të armatoset pasi do të blejë fluturake pa pilotë, por që janë të armatosura.

Marketing

Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë.

“Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë Vuçiq, transmeton RTK.

Serbia më parë ka marrë nga Rusia “Mig 29”, kurse blerja e tashme është edhe një hap tjetër i armatosjes së Serbisë.

Marketing