Rusia vijon sulmet në Ukrainë, teksa nga ana tjetër zhvillohen dhe negociata mes dy vendeve për të gjetur gjuhën e përbashkët për të ndaluar agresionin.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane bën me dije se ushtria ukrainase ka rimarrë qytetin e Trostyanets në lindje të vendit.
“Ukrainasit vijojnë përpjekjet për të rimarrë territorin nga forcat ruse“, u tha zyrtari gazetarëve, duke folur në kushte anonimiteti.
Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës është shprehur me ëherët se është i gatshëm që të diksutojë me Rusinë për statusin neutral të vendit të tij.