Usyk: Fitorja shkon për ushtarët ukrainas që po mbrojnë familjen time

Olexander Usyk ka mbrojtur titujt e peshave të rënda në boks pasi për herë të dytë mposhti ish-kampionin, Anthony Joshua.

Marketing

Pas ndeshjes, 34 vjecari ka thënë se këtë fitore ia ka dedikuar ushtarëve ukrainas që po mbrojnë familjen e tij, shkruan Indeksonline.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që u lutën për mua. Dua të falënderoj Zotin për ndihmën që më dha sot sepse më dha shumë sot, zotëria im është Jezu Krishti. Faleminderit Arabia, faleminderit, faleminderit, faleminderit shumë, Inshallah”, tha Usyk pas ndeshjes.

“Unë ia kushtoj këtë fitore vendit tim, familjes sime, ekipit tim ushtarakëve që po mbrojnë familjen time faleminderit shumë, shumë. Kjo tashmë është histori, shumë gjenerata do ta shikojnë këtë luftë, veçanërisht raundin ku dikush u përpoq të më mundte fort, por unë e përballova dhe u ktheva në një mënyrë tjetër”, shtoi kampioni i Botës.

Usyk kështu i ka kërkuar duel Tyson Furyt i cili ka deklaruar se është pensionuar.

“Jam i sigurt që Tyson Fury nuk është pensionuar ende, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua, unë dua ta luftoj atë dhe nëse nuk jam duke luftuar Tyson Fury nuk do të luftoj. Vetëm Zoti e di nëse do ta bëj apo jo”, tha ndër të tjerash Usyk.