Oleksandr Usyk ka mposhtur Anthony Joshuan dhe është shpallur kampion bote në boks.
Usyk vazhdon të jetë i pamposhtur edhe në duelin e dytë ndaj Joshuas.
Ukrainasi ka mbrojtur titujt e WBA, IBF, IBO dhe WBO në luftën e tij ndaj britanikut, transmeton lajmi.net.
U zhvillua një meç i jashtëzakonshëm nga të dy boksierët, por ishte Usyk që triumfoi në fund.
Në raundet e fundit ukrainasi i dhuroi goditje të forta Joshuas, kështu duke e ndihmuar të fitojë meçin.
Përballja shkoi deri në fund, kurse ishin gjyqtarët që vendosin për kampionin.
Në 20 lufta sa ka zhvillluar në karrierën e tij, Usyk ka fituar të gjithat, prej tyre 13 me ‘knock out’.
Anthony Joshua në anën tjetër pësoi disfatën e tretë në 27 duele gjithsej.