UT, fillon vitin akademik me prani fizike

Studentët e Universiteti të Tetovës filluan vitin akademik 2021/22.

Marketing

Prorektori për arsim Reshat Qaili tha se ligjeratat në UT këtë vit akademik kanë filluar me prani fizike të studentëve, duke uruar që kështu të vazhdijë deri në fund pa asnjë komplikim. Ai ka shtuar se interesimi i të rinjëve për të ndjekur mësimet në UT është i lart, psi UT ofron studime cilësore dhe diploma të pranuara edhe jashtë vendit, kuadro të kualifikuara në bazë të përgatitjes profesionale.

“Interesimi i studentëve të rinj për t’i vijuar studimet në UT është për t’u përshëndetur. Ne lëmë pas një vit dhe e fillojmë një vit të ri akademik. Në auditorët tanë ligjëratat do t’i fillojmë me prezencë fizike dhe urojmë që të mos kemi nevojë të aplikojmë forma dhe variante të tjera të ligjërimit.”, tha Reshat Qaili, pro-rektor për arsim.

Marketing