Universiteti i Tetovës e thellon bashkëpunimin me universitete prestigjioze nga arena ndërkombëtare. Më 11 maj 2022, një delegacion i Universitetit të Tetovës i kryesuar nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili e ka vizituar Universitetin e Insbrukut të Austrisë.
Në kuadër të kësaj vizite, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Rektori i Universitetit të Insbrukut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë, hulumtimet shkencore dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve mes të dy universiteteve.
Universiteti i Insbrukut radhitet në mesin e 50 universiteteve më të mirë në Evropë. Kjo marrëveshje dëshmon edhe një herë për rrugëtimin gjithnjë e më të suksesshëm të universitetit tonë në familjen e madhe të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare.
Po ashtu, Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili, bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu realizuan takime të shumta dhe me përfaqësues të lartë të universiteteve të tjera pjesëmarrës në bienale, mes të cilëve edhe me presidentin e AURORË-s, njëherit Rektorin e Universitetit të Islandës, Prof. Dr. Jón Atli Benediktsson dhe Rektoren e Universitetit Shtetëror Karazin në Kharkiv të Ukrainës, Prof. Dr. Tetyana Kaganovska.