UT organizoi akademi përkujtimore dëshmorit të kombit, Alban Ajeti

Në Universitetin e Tetovës, është mbajtur Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit, Alban Ajetit, student i UT-së, i cili la studimet e farmacisë dhe iu bashkua UÇK-së për çlirimin e Kosovës. I pranishëm në këtë Akademi Përkujtimore ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti, tha se Alban Ajeti i takon historisë së lavdishme të popullit tonë.

Marketing

“Albani i takonte gjeneratës që njëherë e përgjithmonë i ndryshoi rrjedhat e historisë sonë, i përkiste asaj gjenerate që mishëronte më së miri virtytet e shqiptarit të vendosur për liri dhe demokraci.”, – deklaroi rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti.

“Nëpër rrugët e lirisë shpeshherë dëshmorët janë njëkohësisht edhe shtrues rrugësh, edhe udhëpërshkrues. Është detyra jonë pastaj që shtigjet e hapura nga dëshmoret e lirisë t’i mbaj gjithmonë të hapura, për çka është e nevojshme që ato shtigje të shkelen në vende ku shkelën ato, të vizitohen kohë pas kohe dhe sa më shpesh.”, – theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ai ëndrrat i kishte më të mëdha se si të jetojë në tokën e Arbërit, në tokën që deshi të jetë i lirë me dinjitet. Më bëri përshtypje poezia e tij për nënën. Mos më qajë, i drejtohet nënës së vet, mos më qaj se kam vdekur. Prandaj nëna e Albanit, si Albani ka studentë e çlirimtar, që sa herë ajo t’i kujtojë këto çlirimtarë, le ta dinë se ka studentë që dalin nga universitetet që e kanë nënë edhe nënën e Alban Ajetit.”, – u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Brengat e vetë Albanit mblidheshin në një qëllim, për çlirimin e Kosovës, kjo breng ia morri edhe jetën Albanit, sikur edhe shumë ushtarëve tjerë të UÇK-së, që duke luftuar deri në vdekje u vete flijuan për lirinë e Kosovës.”, – tha vëllai i dëshmorit Alban Ajeti, Petrit Ajeti.

Në këtë Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorit Alban Ajeti, ishin të pranishëm funksionar më të lart të shtetit të Kosovës, kryetar komunash, të vendit dhe të Kosovës, deputet, familjarë t, dëshmorit dhe shumë bashkëluftëtarë. Alban Ajeti ra dëshmor 24 vite më parë dhe gjaku i tij u bë dritë për Kosovën.