UT vazhdon regjistrimet, Qaili: Jemi gati, presim vendimin e MASH për mënyrën e mësimit

Edhe pse në kohë pandemie procesi I regjistrimeve në Universitetin e Tetovës, po vazhdon me sukses duke aplikuar në formën online dhe me prezencë fizike. Prorektori për arsim Reshat Qaili, thotë për TVM 2 se ende nuk ka një vendim të prerë se si do të vazhdojë mësimi, e duhet të takohen rektorët e universiteteve dhe të sjellin një vendim për të gjithë. UT është e gatshme të vazhdojë procesin arsimor por pret një vendim nga ministria e arsimit.

Marketing

“Është i madh numri i atyre që kanë aplikuar online, rreth 800 po aq është edhe numri i aplikimeve me prezencë fizike.Por si do të mbahen ligjëratat ne ende si Universitet nuk kemi vendos por kjo do të varet ndoshta edhe mund të merret një qëndrim i përbashkët në nivel të gjithë Universiteteve në RMV, ose mund të na japin udhëzime nga Ministria e Arsimit.”, tha Reshat Qaili, prorektor për arsim në UT.

Mësimi në shkollat fillore e të mesme, Qazimi: Do të kemi nevojë për rritje të buxhetit

Përgaditjet janë bërë edhe në shkollat fillore dhe të mesme në komunë e Tetovës. Por përgjegjësi për arsim në Komunë e Tetovës Ahmed Qazimi, thekson se pavarësisht përgatitjes, për t`u zhvilluar në kushte të sigurta procesi mësimor, do të ketë nevojë për rritje të buxhetit.

“Duhet të kemi parasysh se këto ndikojnë në buxhetin e shkollave, ndikojnë në arsim, dhe kostoja rritet dhe shumëfishohet. Për këtë shkak, duhet që Ministria e Arsimit, Ministria e Financave, respektivisht, qeveria e RMV-së, gjatë përpilimit të buxhetit të ri, për arsimin fillor dhe të mesëm, të ketë parasysh se kostoja për menaxhimin e procesit edukativo – arsimor dukshëm është rritur, dhe kjo të jetë proporcionalisht e reflektuar edhe në buxhetin për vitin 2021.”, tha Ahmed Qazimi, drejtor i sektorit për arsim Komuna e Tetovës.

Qeveria ka miratuar Protokollin për mësim në shkollat fillore dhe të mesme, dhe vendosi që të formohet një grup pune për të dhënë mendime për përgatitjet e shkollave për zbatimin e procesit mësimor në kushtet e Covid-19. Universitetet do të duhet të presin një vendim të Ministrisë së Arsimit,për të vazhduar më tej me procesin arsimor.

Marketing