Profesori universiatar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën.Qirili dhe Metodi”, Vanço Uzunov konsideron se është shumë e gabueshme teza se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të sjell menjëherë benificione ekonomike.
“Unë disa herë e kam dëgjuar këtë tezë se nëse Republika e Maqedonisë anëtarësohet në NATO dhe fillon bisedimet me BE-në, kjo me automatizëm do të sjell benficione për ekonomin e vendit dhe për të gjithë qytetarët. Kjo është një tezë e gabuar. Ideja që shumë shpejt do të ketë ekspazion ekonomik është e gabuar dhe iluzion. Për tu arritur kjo duhen shumë reforma, reforma të thella. Ky investim politik do ta largojë frikën i cili ishte i ndjeshëm në Maqedoni dhe do ta mbyllë çështjen e frikës”, ka theksuar profesori Uzunov, i ftuar në një debat televiziv në tv24,