Një burim nga qarqet ushtarake amerikane tha se u diskutua për sistemin e dronëve, “Switchblade 300”, që të i dërgohet ushtrisë ukrainase, ky sistem është krijuar për sulme të sakta ndaj personelit ushtarak dhe mund të përdoret në distanca të gjata.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 100 dronë vdekjeprurëse në Ukrainë si pjesë e një pakete të madhe ndihme ushtarake, raportojnë mediat amerikane, duke cituar një zyrtar amerikan të administratës Biden.
Sipas informacioneve të mediave amerikane, disa vende evropiane që janë anëtare të NATO-s e kanë këtë armë në arsenalin e tyre, e cila duhet të lehtësojë integrimin e saj të lehtë brenda forcave të mbrojtjes ukrainase, shkruan Al Jazzera Ballkan.
Dronët turq “Bayraktar” janë treguar mjaft efikas në shkatërrimin e mekanizmit ushtarak rus që ndodhët në Ukrainë, ndërsa nga tani e tutje në shënjestër do të jenë edhe personeli ushtarak rus, ku kjo do të mundësohet falë dronëve të zhvilluar amerikan.