Vaj hashashi mes bagazheve, Rusia arreston basketbollisten olimpike amerikane

Brittney Griner, një nga basketbollistet më të njohura dhe të vlerësuara të Amerikës, është arrestuar nga autoritetet e Shërbimit Federal të Doganave Ruse që thanë se kishin gjetur fishekë me vaj hashashi në bagazhet e saj në një aeroport afër Moskës.

Marketing

Shërbimi Doganor konfirmoi në një deklaratë të lëshuar të shtunën se e arrestuara në një incident muajin e kaluar në aeroportin Sheremetyevo ishte një basketbolliste profesioniste që luante në Shoqatën Kombëtare të Basketbollit të Grave dhe gjithashtu kishte fituar dy medalje të arta olimpike me Shtetet e Bashkuara, por nuk kishte bërë të ditur emrin e lojëtares.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass e identifikoi lojtaren si Griner, fituese e disa medlajeve dhe ajo që ndihmoi udhëheqjen e ekipit të SHBA-së për medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios dhe Tokios.

Sipas deklaratës së Shërbimit Doganor, qentë nuhatës të drogës në zonën doganore të aeroportit treguan praninë e mundshme të drogës narkotike në bagazhin e dorës së lojtares pas mbërritjes së saj në një fluturim nga Nju Jorku. Një kontroll i mëpasshëm i bagazheve çoi në zbulimin e gëzhojave, një shkelje penale sipas ligjit rus që dënohet nga pesë deri në 10 vjet.