Vajza e Berishës, Argita Malltezi, pretendente për kreun e PD-së

Pas daljes së saj në Kuvendin e 2 dhjetorit, të shumtë ishin ata që aluduan që Argita Berisha mund të synojë që të jetë më aktive në politikë dhe pse jo, një ditë të marrë edhe drejtimin e partisë.

Marketing

Mbështetës i këtij skenari është edhe politologu Ilir Kalemaj. Në “Debat” nga Alba Alishani ai u shpreh i bindur se Argita mund të pretendojë drejtimin e PD-së, kur i ati të mos jetë më kryetar.

“E bija ka marrë gjithnjë e më tepër një rol më aktiv. Ka mohuar ndonjë aspiratë, por po ta dëgjoni cfarë ka thënë ajo dhe çfarë ka thënë Berisha. Sa të jetë Berisha nuk do të kandidojë. Por mund ta bëjë në të ardhmen,” deklaroi ai.

Megjithatë, nga ana tjetër, Belind Këlliçi thotë se dalja e zonjës Malltezi pikërisht në këto kohë lidhet edhe me akuzat që janë bërë ndaj bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.
“Unë e shoh si një imponim për shkak të situatës në të cilën është gjetur. Bashkëshorti i i saj, e ka pasur detyrim të sqarojë situatën e saj familjare.”

Nëse zonja Malltezi do të ketë ambicie në të ardhmen për të drejtuar partinë, atëherë do të duhet dhe ajo të ndjekë rrugën që ndjekin të gjithë ata që duan lidershipin.