Vajza nga Kosova falënderon mjekun nga Kumanova: Sot ju ktheva normalitetit, falënderuese Zotit dhe gjatë gjithë jetës Dr. Ilir Hasanit!

Ganimete Aliu, një vajzë e re nga Obiliqi i Kosovës, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

Për të tejkaluar problemet ajo i është drejtuar Spitalit Klinik në Shkup, respektivisht ortopedit me përmasa ndërkombëtare, Ilir Hasani, transmeton Lideri.mk.

Rezultatet nuk kanë munguar dhe Ganimetja para dy ditëve i është kthyer jetës së plotë normale. Për këtë ajo ka falënderuar fillimisht Zotin, por edhe dr. Ilir Hasanin, i cili falë profesionalizmit të treguar, ka arritur ta shërojë vajzën nga Obiliqi.

“Falë Zotit dhe Dr.Ilir Hasani,sot ju ktheva normalitetit, falënderuese gjatë gjithë jetës Dr.Ilir Hasanii!”, ka shkruar Ganimete Aliu në rrjetet sociale.

Dr. Ilir Hasani është shqiptari i parë në Maqedoni Doktor i Shkencave në traumatologji, një kuadër me karierë të pasur profesionale dhe intelektuale, gjë që e ka bërë të jetë ndër kuadrot më kë kërkuar në Maqedoni, por edhe në rajon.

Ai lindi në Kumanovë në viti 1977, në një familje mjekësh dhe me traditë intelektuale . Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në vitin 2001.