Një vajzë 15-vjeçare në Kinë e cila duket shumë vite më e vjetër për shkak të një gjendje të rrallë ka vendosur të ketë një operacion-ndryshimi të fytyrës.
Adoleshentja e njohur me një pseudonim Xiao Feng, thotë se ajo është ndjerë e pasigurt dhe inferiore ndaj të tjerëve gjatë gjithë jetës për shkak të lëkurës së saj të rrudhur.
Ajo thotë se kurrë nuk ka guxuar të bëjë një selfie të vetme dhe nuk ka asnjë mik, shkruan Daily Mail.
“Askush nuk dëshiron të luajë me mua, dhe vetëm pëllumbat janë të gatshëm të më shoqërojnë, të tjerët mendojnë se unë jam e shëmtuar,” tha ajo.
Ajo e la shkollën këtë vit sepse ishte e frikësuar të takonte shokë të rinj të klasës.
Një filantrop ka rritur të mbledhë para të shumta për të ndihmuar atë të kërkojë këshilla mjekësore
Ajo është planifikuar që t’i nënshtrohet një operacioni të ashtuquajtur “fytyrë-ndryshimi” këtë muaj.
Xiao Feng lindi në një familje bujqësore në qarkun Heishan të qytetit Jinzhou në provincën Liaoning të Kinës veri-lindore.
Babai i saj tha se lëkura e saj filloi të bëhej e dendur në të gjithë trupin e saj, kur ajo ishte rreth një vjeç dhe gjendja u përkeqësua ndërsa ajo rritej.
“Unë jam 15 vjeç, por kam një fytyrë të një 60-vjeçareje”, ka theksuar tutje ajo.
Xiao Feng është përshkruar si një vajzë e qetë dhe e butë, asaj i pëlqen të vendos grim në fytyrën e saj – por vetëm kur askush nuk është duke e shikuar.