Neymar nuk po kalon aspak një moment të mirë. Futbollisti brazilian pas një sezonin nën pritshmëri te Paris SG së fundmi ka përfunduar i akuzuar për përdhunim. Teksa është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit ai duhet që të raportojë edhe në komisiarit për një ngjarjë të ndodhur me 15 maj, në një hotel ne Paris.
Së fundmi siç raporton televizioni brazilian ‘Globo TV’, akuzuesja për përdhunim ka kërcënuar se do të publikojë një video që do t’i jepte fund karrierës së futbollistit. Jo vetëm kaq, por ajo ka pranuar se ‘do ta vriste Neymar-in nëse do t’i jepej mundësia’.
Gjithsesi situata nuk është aq në favor për akuzuesen, pasi së fundmi firma ligjore që e kishte marë në mbrojtje është tërhequr. Shkak janë bërë dy rrëfimet e saj, që sipas firmës ligjore ‘Fernandes dhe Abreu’ janë kontradiktore.
Kësaj firme ligjore akuzuesja i kishte thënë se fillimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale konsensuale me futbollistin, por më pas ai ishte bërë i dhunshëm. Ndërkohë që në rajonin e policisë vajza 26-vjeçare kishte deklaruar se Neymar që në fillim ka tentuar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj.
Neymar ndërkohë nuk pritet t’ia hedhë lehtë. Kjo për faktin se futbollisti publikoi mesazhet dhe foto intime të vajzës në rrjetet sociale për të treguar pafajsinë. Kjo sipas ligjit në Brazil është e dënueshme. Aq më tepër se në pakujdesi Neymar ka zbuluar edhe emrin e vajzës.