‘Vaki shqiptare’: Çifti habiten pas serialit, harrojnë gjellën në zjarr dhe iu digjet banesa

Zjarr në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat. Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, e gjitha pasi në banesë kishin lënë ndezur një bombul të vogël gazi.

Marketing

Paraprakisht raportohet se çifti kishte vendosur gjellën në zjarr, por nuk e kishin kontrolluar më pasi ishin “fiksuar” pas televizorit duke parë telenovela.

Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombola e gazit, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, pasi kryefamiljari dhe zonja e tij kanë dalë jashtë menjëherë.
Nga ana tjetër zjarrfikësit kanë shuar flakët, por pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar nga zjarri.

Marketing