Grubi nga Zhelina: Reshjet e shiut bënë atë që nuk e realizoi i pari i Zhelinës. Puse me ujë në vend të pishinave

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm të BDI-së në komunën e Zhelinës ku edhe u prezantua kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve ka ironizuar me premtimet boshe të kryetarit aktual të kësaj komune i cili sipas Grubi për katër vite mandat asgjë nga premtimet e tija nuk ka realizuar.

Marketing

Grubi para të pranishmëve tha se duke ardhur në Zhelinë kalova tek nënkalimi për të hyrë në Zhelinë dhe pash që realisht kryetari i komunës e kishte realizuar premtimin për pishina dhe të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Zhelinës ishin aty duke mësuar notë! 60 milion euro, ku janë, a i keni parë!? 60 milion euro tha për katër vite, mos të flasim për qendrat e tjera turistike e të gjitha premtimet.

“Këto që po i themi nuk janë vetëm për humor, janë edhe një shkollë për votuesit, janë edhe një shkollë për të gjithë ne. Nuk i jepet përgjegjësia axhamive, nuk ju jepet mundësia për të udhëheq me komunat tona, me institucionet tona njerëzve të paditur, njerëzve të paaftë që nga Gostivari, Vrapçishti, Bogovina deri në Zhelinë. Vota juaj nuk ka të bën vetëm me vendosjen e Fatmirit vetëm në komunën e Zhelinës, ka të bëjë edhe me dinjitetin e komunës, ka të bëjë edhe me imazhin e komunës se si perceptohet komuna nga të gjitha komunat tjera, nga Qeveria, edhe nga komuniteti ndërkombëtar,” ka deklaruar Grubi.

Marketing