Vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm. Ky është paralajmërimi që jep kreu i Programit të Gripit në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
“Krijimi i vaksinës është një proces jashtëzakonisht i komplikuar dhe i shtrenjtë. Duhet të kalojnë shumë faza që të sigurohemi që vaksina është e sigurt dhe efektive. Për më tepër, duhet të sigurohemi për kapacitetin prodhues, për të kuptuar nëse mund të prodhojmë për të gjithë botën. Të kesh një afat kohor një vit e gjysmë apo dy vjet për ta prodhuar atë nuk është asgjë më shumë se një mrekulli.”
Shumë vende kanë paralajmëruar se normaliteti ynë i ri do të jetë i ndryshëm derisa të zbulohet vaksina.