Në kohën kur institucionet shëndetësorë në vend apelojnë qytetarët për vaksinim duke thënë me bindje se të gjitha vaksinat janë të sigurta, disa kategori të qytetarëve kanë dilemat e tyre, siç janë më së shpeshti gratë gjidhënëse apo ato shtatzëna. Një studim i realizuar nga Universiteti i Floridas dhe i publikuar vetëm pak ditë më parë, sugjeron fuqishëm se vaksinat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e nënës dhe foshnjës. Studimi në fjalë ka treguar se vaksinimi rezulton në një rritje të konsiderueshme të antitrupave kundër SARS-CoV-2 në qumështin e gjirit. Nënat gjidhënëse dhe ato shtatzëna duhet të vaksinohen, thotë edhe infektologu Fadil Cana, sipas të cilit kur kjo kategori nwse është e pa imunizuar është edhe më e rrezikuar.
“Dilema e vaksinimit është hequr, pasi që vaksinimi tek kjo kategori është më i dobishëm se mos vaksinimi. Jemi dëshmitarë se tek ajo kategori infeksioni me SARS COV-2 të zhvillojë pasqyrë të rëndë dhe rreziku për jetë edhe për foshnjën edhe për nënë është më i madh se rreziku nga vaksinimi. Prandaj ai është apel i përgjithshëm i të gjithë mekanizmave relevant. Nuk mund të flitet për studime të zgjeruara, janë ndoshta me më pak ekzemplarë, por deri tani ato studime që janë të publikuara në botën shkencore dëshmojnë se nuk është e kundërindikuese vaksinimi në këtë kategori..”- deklaroi Sinkron: Fadil Cana- Infektolog.
Nga ministria e Shëndetësisë thonë se të gjitha vaksinat janë të sigurtë si për kategoritë e tjera të qytetarëve, ashtu edhe për nënat gjidhënëse. Ndërsa të pyetur nëse përjashtohen nga masat shtrënguese nënat gjidhënëse që vendosin të mos vaksinohen, nga ky dikaster tonë se masat vlejnë për të gjithë qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë
“Masat në fuqi zbatohen për të gjithë qytetarët nw moshw madhore, banorë të Republikës së Maqedonisë Veriore. Vaksinat që kemi në dispozicion janë të sigurta për qytetarët si dhe për nënat gjidhënëse.”
Ministria e Shëndetësisë nuk posedon informacion se sa shtatzëna dhe nëna gji dhënëse janë vaksinuar deri më tani në vendin tonë. Ndërsa një informacion i tillë është i mangët edhe në nivel të shteteve të tjera. Hulumtimet shkencore të bëra ndaj kësaj kategorie qytetarësh në nivel botërorë janë gjithashtu shumë të pakta.