Vaksinat Johnson&Johnson, Filipçe: Nuk kemi informacione se kur do të arrijnë

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të arrijnë 250 mijë vaksina Johnson&Johnson që ishin paralajmëruar si donacion nga Danimarka.

Marketing

“Ende nuk kemi informacione konkrete, ishin paralajmëruar në dy raste. Fillimisht si informacion dhe mundësi që e pranuam, para disa javëve me vërtetim përfundimtar se ato vaksina mund të vijnë në vendin tonë. Afati i vaksinave është deri në vitin 2023, por datë konkrete ende nuk kemi”, theksoi Filipçe.

Aktualisht vendi ka në dispozicion 250 mijë vaksina Pfizer, 50 mijë doza Sinovac dhe rreth 100 mijë vaksina Astra Zeneca.