Vaksinimi i obliguar: Mijëra punëtorë në New York mund të humbin vendin e punës

Mijëra punëtorë të sektorit publik në New York mund të humbin vendin e punës po qe se nuk dëshmojnë se janë të vaksinuar deri të premten, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse të pavaksinuarit përbëjnë veҫ 1% të fuqisë punëtore në New York, largimet nga puna do të jenë një politikë e re në qytetin më të madh të Amerikës, i cili ka vendosur disa nga masat më të ashpra sa i përket vaksinimit të obliguar.

Deri në muajin janar, rreth 4.000 punëtorë nuk kishin permbushur kërkesën e detyrueshme për të qenë të vaksinuar, por javëve të fundit ky numër ka rënë edhe më tej, raporton Associated Press.
Autoritetet lokale thanë se nuk do e dinë saktësisht se sa punëtorë janë pushuar nga puna derisa të kalojë afati. Për shumicën e punëtorëve, afati i fundit për të paraqitur vërtetimin e vaksinës është dita e premte.

Rreth 3.000 punëtorë nuk arritën të përmbushnin afatin e fundit të tetorit për vaksinim dhe kanë qenë në pushim pa pagesë për muaj të tërë, sipas autoriteteve.

Marketing