aksinat kundër gripit sezonal sot arrijnë në vend dhe do të shpërndahen nëpër qendra të shëndetit publik, ndërsa vaksinimi, siç informuan nga Qendra për shëndet publik Shkup, do të fillojë në fillim të javës së ardhshme. Këtë për MIA-n e konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinat janë prodhim i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”.
Imunizimi sezonal kundër gripit në IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup, do të zhvillohet në gjashtë poliklinika në territorin e qytetit të Shkupit dhe atë në Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski.
Imunizimi do të jetë me udhëzim nga mjeku amë përmes sistemit Termini Im, në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 19:00. Vaksinat komerciale kundër gripit sezonal i furnizojnë qendrat për shëndet publik, ku edhe do të bëhet vaksinimi. Qendra për shëndet publik Shkup do të furnizohet me 4000 vaksina, ndërsa çmimi do të jetë nga 800 denarë, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.