LAJM: A është gati sistemi shëndetësor për të filluar vaksinimi i popullësisë kundër kovid 19?
Ilir Hasani: Faleminderit për interesimin që e keni për këtë temë që është mjaftë e ndjeshme dhe është shumë e pritur nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga ata më të moshuarit, duke filluar nga prindërit e mi, e deri tek ne, të gjithë të punësuarit nëpër institucionet shëndetësore. Sistemi shëndetësor në RMV, për momentin është stabil ndonëse po ballafaqohemi me një sfidë që asnjë sistem shëndetësor në botë nuk e ka pasur deri tani, respektivisht, vaksimi me një vaksinë që është shumë e panjohur siç është edhe pandemia. Ne jemi të përgatitur për çdo sfidë dhe të informojmë opinionin në çdo moment për të gjithë aktivitetet në lidhur me këtë proces.
blob:https://www.facebook.com/d50ce263-7da7-4943-a741-8f391cbc0147
LAJM: Kur pritet të arrijë vaksina, kur do të fillojë procesi dhe sa zgjat?
Ilir Hasani: Ne presim që fillimisht vaksinimi të nis në vendet më të zhvilluara. Është paralajmëruar se së shpejti do të nis në SHBA dhe nëpër vendet evropiane. Presim që pasi të fillojë atje vaksinimi, të nis edhe furnizimi i shteteve të rajonit me vaksina. Datë dhe kohë nuk mund të ju them tani, por ne po e bëjmë maksimumin që sa më shpejtë arrijë vaksina dhe të vaksinohen qytetarët tanë.
LAJM: Kush do ta kryej vaksinimin, a do të ketë trajnime për personelin mjeksor?
Ilir Hasani: Sistemi i vaksinimit dhe preventivës në Maqedoni është i zhvilluar në nivelin mjaftë të lartë. Çështja e asaj se kush do e bëjë vaksinimin, është teknike që do të organizohet në momentin që do të kemi paralajmërime se do të arrijë vaksina. Sistemi shëndetësor përveç pjesës curative, është i përbërë edhe prej pjesës preventive, që është mjaftë e dëshmuar se vaksinimi në Maqedoni është bërë dhe do të bëhet në mënyrë mjaftë precize.
LAJM: Cila kategori e qytetarëve do të jetë e para që do të vaksionohet?
Ilir Hasani: Të gjitha kategoritë që janë më së shumti të rrezikuara. Ne nuk e dijmë se cili do e merr i pari vaksinën apo cila kategori, por më së shumti të rrezikuar janë punëtorët shëndetësor që janë direkt në vijë e parë të frontit. Të dytë janë personat me komorbiditete dhe personat e moshës së shtyer që janë shumë të rrezikuar dhe në një përqindje të madhe kalojnë keq pas infeksionit me Covid-19.
LAJM: A do të jetë me pagesë vaksinimi dhe a do të ketë për të gjithë qytetarët vaksina?
Ilir Hasani: Planifikohet që të mos paguhet vaksina, respektivisht të mbulohet nga shteti.
LAJM: Cilat janë pritjet e Ministrisë së Shëndetësisë nga vaksinimi?
Ilir Hasani: Është shpresë dhe shpresoj se me vaksinim do të mund të kontrollohet pandemia. Uroj që kjo gjë do të jetë ashtu se përndryshe, është një rrugë pa dalje, nëse nuk e kemi vaksinën. Shpresojmë që vaksinimi i popullatës të jetë një shpresë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe gjithë banorët e globit për të jetuar pa frikë më tutje.