Plani i vaksinimit në Itali konsiderohet tani si i shkruar mbi rërë, po ashtu edhe qëllimi i arritjes së imunitetit të tufës (të paktën 70% e italianëve të vaksinuar) pas verës.
”Rreziku është të arrihet në fund të vitit apo edhe në fillim të vitit 2022”, shkruan gazeta italiane ”Il Sole 24 Ore”.
Për momentin ka shumë të panjohura në lidhje me vonesat në vaksinat nga Pfizer dhe mbi të gjitha AstraZeneca, që sapo mori aprovimin nga EMA, njoftoi për një reduktim deri në 60%, pasi në vend të tetë milionë dozave deri në mars do të japë pak më shumë se tre milionë.
Tani ekzistojnë dy siguri deri në mars, duke përjashtuar surpriza të reja.
Itali do të ketë në dispozicion vetëm 14 milion doza: 8,7 milionë Pfizer, 1,3 milionë Moderna dhe 3,4 milionë AstraZeneca.
Një numër i mjaftueshëm për të siguruar vetëm fazën e parë të planit pasi do të jetë e mundur të përfundohen imunizimet e dy milionë punonjësve shëndetësorë, filluar në janar dhe tani duke marrë dozën e dytë, si dhe do të fillohet me vaksinimin e pritshëm të 4,4 milion personave mbi 80-vjeçarë dhe 400 mijë pacientëve me sëmundje të rënda.
Vaksinimet do të zhvendosen me të paktën 3-4 javë krahasuar me ato që priteshin dhe për këtë arsye parashikimi i ri do të përfundojë në mes të pranverës.