Vaksinohen hatibët dhe imamët që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit

Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili bashkë me Ilir Hasanin zëvendës Ministër i Shëndetësisë, dhe drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup Besim Koka, qëndruam në ‘Poliklinikën Çair’ ku përcollëm procesin e vaksinimit të nëpunësve tanë fetarë të Myftinisë së Shkupit; hatibëve e imamëve që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit.

Marketing

Duke e patur parasysh faktin se, hoxhallarët tanë janë në kontakt të përhershëm me besimtarët ne u ofruam atyre mundësinë që në mënyrë institucionale të kryejnë vaksinimin me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe mbrojtjes së shëndetit kolektiv.

I gjithë procesi shkoj mbarë falë përpikërisë dhe përkushtimit të stafit mjeksor që ishte i angazhuar në Poliklinikën Çair.

Shpreh falenderim dhe mirënjohje ndaj stafit mjekësor për pritjen dhe organizimin e mirëfilltë të gjithë procesit të vaksinimit si dhe gatishmërinë e plotë për të dhënë kontribut institucional në këtë drejtim.

Shëndetin e kemi amanet, andaj i inkurajojmë gjithë qytetarët që të përcjellin udhëzimet e institucioneve relevante për vaksinimin masiv, si përgjigje dhe mbrojtje nga pandemia e virusit COVID-19.